Zbulohet drafti i rezolutës së Merkelit: Ja plani i BE-së për luftë kundër islamit radikal

Edukimi i detyrueshëm i hoxhallarëve evropianë për të adoptuar të drejtat evropiane dhe vlerat evropiane, integrimi i detyrueshëm i emigrantëve dhe sanksionimi i atyre që refuzojnë, dhe zgjerimi i kompetencave të autoriteteve për të hyrë në komunikimin e koduara në internet – janë propozimet më të rëndësishme që përmbahen në projekt-rezolutën për luftë gjithëpërfshirëse evropiane kundër islamizmit radikal. propozuar nga Gjermania, si vend që mban presidencën e Këshillit të BE-së.

Berlinit në procesin e hartimit iu bashkuan Austria dhe Franca, vende që kohët e fundit kanë qenë skena të sulmeve tragjike dhe viktimave të motivuara nga islami radikal. Drafti i planit, i cili u bën thirrje të gjitha vendeve evropiane të “parandalojnë sistematikisht radikalizimin”, do të diskutohet nga ministrat e drejtësisë dhe ata të brendshëm të premten dhe do të diskutohet nga udhëheqësit evropianë javën e ardhshme përmes video lidhjes. 

– Shkeljet e strukturës demokratike dhe vlerave të vendeve anëtare evropiane ose ligjet e tyre nuk duhet të merren lehtë ose të tolerohen, pavarësisht nga motivet – shkruan në draft-deklaratë.

Ngjarja paraprake

Brenda 24 orëve, 569 gjoba për mosmbajtje të maskës

Ngjarja e ardhëshme

Kina ndjek shembullin e Evropës dhe SHBA-së me gjigantët e teknologjisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian