zbulohet busti i heroit kombetar rexhep halimi ne ferizaj aliu e quan veprimtar te oreve te para per liri 66e41f9865653

Zbulohet busti i heroit kombëtar Rexhep Halimi në Ferizaj, Aliu e quan veprimtar të orëve të para për liri

September 13, 2024
min lexim

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të premten është zbuluar busti i veprimtarit atdhetar, “Heroit të Kosovës” – Rexhep Halimi.

Të pranishmit thanë se heroi kombëtar, Rexhep Halimi ishte veprimtar i orëve të para për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës Agim Aliu, ka thënë se Ferizajt po i kthehet i bronztë e i pa vdekshëm, Heroi i Kosovës, Rexhep Halimi.

“Po ia rikthejmë Ferizajt veprimtarin atdhetar, heroin e Kosovës, po e kthejmë në bronz e të pa vdekshëm, me veprën e lavdin e tij, bashkëqytetarin tonë Rexhep Halimin. Ai ishte qëndistari i vërtetë, ai ishte i pathyeshmi e i pa lëkunduri në përpjekjen tonë për liri. Rexhep Halimi ishte veprimtar i orëve të para për lirinë e Kosovës, ishte dhe mbetët referencë, sakrificë e përkushtimi emri i tij, derisa sot po përjetësohet në bronz për brezat e sotëm e të ardhshme, shkëmb i fuqishëm si forca e tij, vizioni e pathyeshmëri e tij. Baca Rexhep ishte edhe pasionant i fjalës së shkruar, i librit e i gazetave, revistave kulturore ku i shpërndau ato për breza të shumta në mërgim”, ka thënë Aliu.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se heroi Halimi është një veprimtar i cili nuk kurseu jetën as djersën në shërbim të çlirimit të shqiptarëve e në shërbim të çlirimit të Kosovës.

“Rexhep Halimi nuk i takon vetëm Ferizajt ose Kosovës, sepse ka qenë një veprimtar i cili nuk kurseu as jetë, as djersës, në shërbim të clirimit të shqiptarëve në shërbimit të çlirimit të Kosovës. Rexhep Halimi ka qenë frymëzim për në si gjeneratë më e re. Ka qenë një shembull frymëzimi për ne po edhe i qeshte nuri kur dëgjonte e lexonte për veprimtarët konkrete që bëheshin nga lëvizja popullore e Kosovës nga aktivistë e saj. Nuk ka protestë e propagandë që behej kundër pushtuesit e që të mos ishte baca Rexh”, ka thënë Ahmeti.

Deputeti i PDK, Elmi Recica, ka thënë se heroi Rexhep Halimi ka pasur një qëndrim se pa luftë të armatosur liria nuk arrihet.

“Është një moment shumë i rëndësishëm dhe më peshe që zbuluam një bust të një njeriu shumë të veçantë. Mua me duhet të them se sot jemi mbledhur për të nderuara një burrë të madh, një luftëtar të paepur për liri. Në mesin e atyre që kanë merituar më së shumti që të shpallen hero të Kosovës është baci Rexh. Ai ka pasur një qëndrim se pa luftë të armatosur dhe liria nuk arrihet, nuk i ka pasur vetëm fjalë po i ka pasur angazhim edhe përkushtim konstant”, ka thënë ai.

I biri i heroit, Ali Halimi, i falënderoi komunën dhe pjesëmarrësit për zbulimin e bustit të babit të tij, Rexhep Halimi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

propozim ligji per huane nga hungaria do te votohet ne seance plenare te marten 66e41aaaeae4d
Story i mëparshëm

Propozim-ligji për huanë nga Hungaria do të votohet në seancë plenare të martën

belingam eshte transferimi me i shtrenjte i real madridit 66e421b025bf2
Story i radhës

Belingam, është transferimi më i shtrenjtë i Real Madridit?

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë