Zbulohet agjenda e Kombëtares para lojës me Moldavinë

“Dardanët” janë rikthyer në Prishtinë për të stërvitur sot para ndeshjes me moldavët, ndërsa nesër do të mbahen konferencat për shtyp dhe stërvitjet para ndeshjes së të mërkurës

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e Kombëtares para ndeshjes me Moldavinë, e cila do të zhvillohet të mërkurën.

“Dardanët” mbrëmë e zhvilluan ndeshjen me Slloveninë në Ligën e Kombeve, ndërsa sot do t’ju kthehen stërvitjeve të lehta, duke filluar nga ora 17:30.

Të martën, Kosova do ta zhvillojë edhe një seancë stërvitore nga ora 17:30, ndërsa konferenca për shtyp do të mbahet në orën 17:00.

Sa i përket Kombëtares moldave, stërvitja e tyre do të mbahet në orën 19:00, ndërsa konferenca për shtyp paraprakisht, duke filluar nga ora 18:30.

Kosova dhe Moldavia do të përballen në mes vete të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

Ngjarja paraprake

Lexoni këto kuriozitete për prezervativët

Ngjarja e ardhëshme

Ministri italian: Dhjetë ditët e ardhshme do të jenë vendimtare nga koronavirusi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian