Zbulohen detajet e vdekjes, i moshuari 60 vjeçar u rrëzua nga zetori

Policia ka zbuluar detajet e vdekjes së 60 vjeçarit në fshatin Dishnicë, Korçë.

Sipas uniformave blu, viktima Kostika Nunka ka qenë duke lëvizur me një mjet tip zetor me drejtues shtetasin A.Sh, 53 vjeç, nga ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga rimorkio e këtij mjeti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar  nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ngjarja paraprake

Rekord i zi në Rusi, 16,319 raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Humbin jetën edhe 2 civilë azerbajxhanas në sulmet armene

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian