Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e shqiptares në Itali

Policia italiane vazhdon hetimet për dy vdekjet e transgjinores Camilla dhe shqiptares Nevila Pjetri, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në harkun kohor të 24 orëve jo shumë larg njëri-tjetrit.

Daniele Bedini është arrestuar si autor i dyshuar i të dyja ngjarjeve dhe policia po heton në dy pista, një serial killer në botën e prostitucionit apo një vrasje për t’i mbyllur gojën dëshmitarit.

Dyshohet se transgjinorja Camilla ta ketë parë autorin kur ka tërhequr zvarrë trupin e pajetë të Nevilës dhe e ka hedhur në përrua.Artizani 32-vjeçar vazhdon ta mohojë përfshirjen në të dyja vrasjet.

“Natën e dy vrasjeve kam qenë në lokal me shokë.”

Kjo është alibia e tij.

Nevila u gjet e pajetë në shtratin e përroit Parmignola, në Marinella, pranë Sarzanës , e vrarë nga dy të shtëna me armë në kokë.

Jo shumë larg, në të njëjtën ditë u gjet edhe Camilla.

Po vijojnë hetimet nga Karabinierët e Ris di Parma dhe Policia Shkencore për të konstatuar nëse ka lidhje mes dy vdekjeve.

Autopsia e Nevila Pjetrit

Vajza shqiptare u vra me dy të shtëna me pistoletë të kalibrit 22 në kokë. Mjekja ligjore Susanna Gamba konstatoi rezultatin e autopsisë. Gjuajtja e parë është qëlluar në ballë, tjetra pas veshit të majtë. Ende mbetet për t’u sqaruar nëse vrasja ka ndodhur në vendin ku është gjetur kufoma apo diku tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Petkov: Vetëm nëse bullgarët përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë mund të largojmë veton, presim garanci nga BE

Story i radhës

Dafina Zeqiri dhe Kida publikojnë këngën e re, vijnë me paraqitje provokuese

Të fundit nga