Zaniolo ka nisur procesin e rikuperimit nga dëmtimi

Nicolo Zaniolo ka nisur procesin e rikuperimit nga dëmtimi i dytë i rëndë radhazi dhe pritet të rikthehet vetëm vitin e ardhshëm në fushën e lojës, por sot është bërë disi qesharak me postimet në rrjetet sociale.

Kjo pasi fantazisti 21-vjeçar kishte rishpërndarë një foto me 20 futbollistët e nominuar për çmimin “Golden Boy 2020”, të cilën e shoqëronte me diciturën: I nderuar që jam sërish mes kandidatëve për çmimin.

Megjithatë e vërteta ishte që emri i fantazistit italian nuk ishte mes 20 të nominuarve për çmimin prestigjoz të vitit 2020 dhe vetë Zaniolo kishte shpërndarë gabimisht një listë të emrave të nominuar për “Golden Boy 2019”.

Disa nga ndjekësit u munduan t’ia vënë në dukje këtë ngatërresë, por Zaniolo ishte aq i bindur, sa vazhdimisht u kërkonte atyre që të informohen më mirë.

Megjithatë u desh të kalonin rreth dy orë që Zaniolo të ndërgjegjësohej se kishte parë listën e gabuar dhe të fshinte postimin, por ishte shumë vonë, pasi ngatërresa kishte rënë në syrin e medias tashmë.

Ngjarja paraprake

HRW: Regjimi i Assadit dhe Rusia kryen krime lufte në Idlib

Ngjarja e ardhëshme

​Britania e Madhe raporton rreth 19 mijë raste të reja me COVID-19

të fundit nga