Zanetti dhe anekdota me Taribo West: Një ditë donte ta mbyste Lucescu-n sepse…

Gjatë një interviste të dhënë për ESPN Brazil, Javier Zanetti ka kujtuar edhe disa momente speciale  të së kaluarës së tij me zikaltrit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Ze Elias, një tjetër ish-lojtar i zikaltërve, Zanetti ka thënë: “Çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së Olimpico-s së Romës? Taribo ishte një mbrojtës me shumë personalitet”.

“Lucescu e zëvendësoi në atë ndeshje dhe ai u çmend. Jam i bindur se donte ta mbyste. Por, duke e ditur se çfarë tipi ishte Taribo,  ishte një gjë që mund të pritej…

E vërteta është se Taribo kishte këtë personalitet dhe i argëtonte të gjithë. Atë vit u argëtuam shumë dhe ai ishte arsyeja kryesore”.

Ngjarja paraprake

Nuk flisnin për shkak të Tunës, Roberti dhe Patrisi tregojnë si u pajtuan!

Ngjarja e ardhëshme

Vetëm për Ty, një fillim i ri!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian