Zamorano: Nuk më intereson nëse Conte është simbol i Juventusit

Ish-futbollisti legjendar i Interit, Ivan Zamorano ka folur për skuadrën e tanishme ku pati fjalë të mirë kryesisht.

Zamorano duke folur për La Gazzetta dello Sport, komentoi udhëtimin e Interit në ndjekje të Scudettos.

“Nuk dua një trajner-tifoz të klubit, por një profesionist që është në gjendje të vlerësojë në maksimum gjërat që ka në dispozicion”, tha ai.

“Po flasim për një punëtor absolut që ka fituar tituj”, shtoi ai.

“Fakti që mund të jetë një simbol i Juventusit, nuk më intereson, objektivi i tij është të fitojë me Interin tani”, tha Zamorano.

“Lukaku? Lojtar i shkëlqyer, vetëm Lewandowski dhe Haaland janë në nivelin e tij”, përfundoi Ivan Zamorano.

Ngjarja paraprake

Manastir, shënohet 122-vjetori i diplomimit të Ataturkut, i pranishëm edhe Zv/ministri Hasani

Ngjarja e ardhëshme

Kjo është arsyeja që KFOR-i po realizon ushtrime

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian