Zaimina Vasjari tregon se është martuar me partnerin e saj, Klodian Asllanin

Ajo prej vitesh po shijon lidhjen e po ashtu edhe bashkëjetesën me biznesmenin shqiptar, Klodian Asllani.

Fjala është për këngëtaren Zaimina Vasjari, të cilët tashmë kanë edhe një vajzë së bashku të quajtur, Khloe.

Artistja shqiptare së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ndërsa në një nga sfidat tregoi më shumë detaje për jetën personale.

33 vjeçarja theksoi se është celebruar në fshehtësi, por që akoma mban të njëjtin mbiemër.

Megjithatë, Zaimina deklaroi se ende nuk ka vendosur për ndonjë ceremoni apo dasmë tradicionale.

Klodiani në anën tjetër ka edhe dy vajza të tjera nga një martesë e mëparshme.

Zaimina vitin që lamë pas bëri rikthimin në skenë pas një periudhe të gjatë, kurse tani është më aktive në muzikë. 

Ngjarja paraprake

Grabitet farmacia në Tiranë, hajduti kërcënon me armën lodër punonjëset, ato i japin të gjithë xhiron ditore

Ngjarja e ardhëshme

183 raste të reja, 1731 pacientë të shëruar dhe 6 të vdekur nga KOVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian