Zaevi e pranon ofertën e Pendarovskit: Jam i gatshëm të shtyhet regjistrimit

Ndryshe nga opozita, pushteti e ka pranuar ofertën e presidentit Stevo Pendarovski që regjistrimi të shtyhet për disa muaj.

“E pash edhe propozimin e presidentit të shtetit Pendarovskit që të shtyhet regjistrimi për disa muaj, OK – unë jam gjithmonë i gatshëm, gjithçka vlen për t’u menduar. Gjatë verës e dimë se regjistrimi nuk realizohet, shtatori është fushatë, tetori është koha e zgjedhjeve lokale dhe të mendoni për një muaj ose dy, diku mesi i qershorit tashmë e shohim se atë e ka refuzuar opozita”, tha Zaev.

Opozita ka refuzuar ofertën e Pendarovskit, pasi siç thonë, është e vonuar. Ndërkohë, lideri i opozitës Hristijan Mickoski ka kërkuar që regjistrimi të anulohet për në prill të 2022-s.

Ngjarja paraprake

Cristiano Junior i gëzohet golave të babait të tij

Ngjarja e ardhëshme

Reali uron Ronaldon për një arsye

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian