Zaev: S’kam pasur kontakt direkt me Spasovskin, do të bëj test për Covid-19

Kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev për Alsat deklaroi se do të bëj test për Covid-19, pas lajmit se ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski është pozitiv me Covid-19. Zaev theksoi se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejt me Spasovski dhe se gjatë takimeve janë respektuar të gjitha protokollet shëndetësore.

“Nuk kisha kontakt të drejtpërdrejtë me Oliver Spasovskin jashtë protokolleve shëndetësore. Për mbrojtje personale gjithmonë mbanim distancë dhe gjithmonë maskë, në pajtueshmëri me protokollet shëndetësore. Respektivisht, përderisa njëri fliste pa maskë, të tjerët mbanin maska edhe pse mbahej distanca e domosdoshme. Por gjithsesi test do të bëjë për shkak se edhe vazhdimisht bëj teste, për shkak të punës sime, e cila shpesh, është me më shumë njerëz”, deklaroi Zaev.

 

Ngjarja paraprake

Të skalitësh dhimbjen, Robert Dedaj i riu që mbylli plagët e luftës me punën e tij

Ngjarja e ardhëshme

Kryeparlamentari turk takon presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian