Zaev: Shtetasit që jetojnë më shumë se 1 vit jashtë vendit, do të evidentohen si jo-rezident

Ligji për regjistrimin e popullsisë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë diasporë, do t’i përfshijë në bazë të kriterit të vendqëndrimit. Në rast se një qytetarë ndodhet për më shumë se një vit jashtë vendit, gjatë regjistrimit do të evidentohet si shtetas jo rezident. Kjo sipas kryeministrit Zoran Zaev vlen edhe për qytetarët me shtetësi bullgare dhe diasporën e etnive tjera nga Maqedonia e Veriut që jetojnë në Evropë, Amerikë dhe kontinente tjera.

Në Maqedoni të Veriut është e lejuar dyshtetësia. Çdo kush që është qytetar i këtij shteti mbetet i tillë, por çështja është nëse jeton këtu apo është shpërngulur për më shumë se 1 vit. Ai që është larguar për më tepër se 1 vit llogaritet si jo rezident, pra jashtë shtetit si qytetarë i Maqedonisë së Veriut i larguar për më shumë se 1 vit – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev nuk i konsideron serioze kërcënimet e opozitës për mos njohjen e regjistrimit, ndërsa paralajmërimet për regjistrim tjetër me ardhjen e tyre në pushtet i vlerëson si qëndrime të përshpejtuara. I pari i Qeverisë thotë se regjistrimi me aparate për detektimin e vijave papilare të gishtërinjve nuk mund të bëhet.

Si do t’ia marrim vijat papilare personave që kanë migruar. Si do t’ia bëjmë me fëmijët nën moshën 18 vjeçare, ata nënshkruhen, nuk kanë vija papilare të regjistruara në polici -tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka zbatuar regjistrimin e popullsisë për 18 vite.

Jemi vendi i vetëm në kontinentin Evropian që nuk kemi regjistrim, bashkë me Somalinë dhe nuk di cilët shtete tjera – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Ngjarja paraprake

Shkolla në rrezik…! Evropë, fëmijët po infektohen më shumë

Ngjarja e ardhëshme

Gjuzi tregon pse Rama e hoqi Xhaçkën nga Mbrojtja dhe e çoi te Diplomacia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian