Zaev: Qytetarët prej nesër mund të udhëtojnë në vendet e rajonit

Kreu i ekzekutivit Zoran Zaev sot tha se qytetarët që nga dita e nesërme  do të mund të udhëtojnë shumicën e vendeve të rajonit, pa PCR test negativ për Covid-19. Zaev tha se nuk ka informacione për vendimin e Greqisë dhe Bullgarisë dhe apeloi që të udhëtohet vetëm në rast t; ndonjë nevoje të patjetërsueshme.

“Edhe pse nesër është ditë feste, për ne është fillimi i javës, qytetarët do të mund të udhëtojnë në vendet fqinjë, në ato vende që janë futur në vendimin për rajonin, këtu nuk hyn Greqia, nuk e di si është për Bullgarinë. Por vendimi për rajonin e Ballkanit Perëndimor është marrë, kështu që kufijtë do të jenë të hapura, qytetarët do të mund të udhëtojnë në vendet fqinje, por apeloj që të udhëtojnë vetëm atëherë kur është e patjetërsueshme. Të gjithë kemi numra përafërsisht të njëjtë të të infektuarve, trendi i të infektuarve të rinj është i njëjtë, dhe definitivisht nuk duhet të bëjmë pengesë për mobilizim të ekonomisë”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.

Ngjarja paraprake

PDK Prishtinë: Mungesa shumëvjeçare e investimeve në çerdhe dhe shkolla rëndoi jetën e prindërve në Prishtinë

Ngjarja e ardhëshme

Turqia dënon ashpër sulmin e Armenisë ndaj qytetit azerbajxhanas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian