Zaev: Pajtohem me Presidentin, regjistrimi mund të shtyhet për ndonjë muaj

Kryeministri Zoran Zaev tha se mund të pajtohet me Presidentin Pendrovski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për ndonjë muaj. Por, ai tha se është kundër regjistrimit në verë sepse pastaj vijnë edhe zgjedhjet lokale dhe gjerat do të komplikoheshin edhe më tej. Ai i bëri edhe një herë thirrje opozitës të jetë më e përgjegjshme.

E pash edhe propozimin e presidentit që regjistrimi të shtyhet për ndonjë muaj. Në rregull, unë jam gjithmonë i gatshëm dhe gjithçka vlen të mendohet. E dimë se verës nuk bëhet regjistrimi. Në shtator kemi fushatë kurse në tetori është periudhë zgjedhjesh. Të mendojmë për një muaj ose një muaj e gjysmë, të mbarojmë diku nga mesi i qershorit. Tashmë e shoh se opozita këtë e ka refuzuar. Kështu që edhe një herë ftoj të jemi të përgjegjshëm dhe ta zbatojmë regjistrimin- deklaroi kryeministri Zoran Zav.

Nga ana tjetër kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski, tha se është kundër vendimit të Presidentit të vendit sepse më parë duhet të mendojë për shëndetin e qytetarëve të vendit duke i bërë edhe një herë apel qeverisë të tërhiqet nga vendimi.

Nëse Stevo Pendarovski dëshironte të jetë mbi situatën dhe mendonte për shëndetin e qytetarëve dhe nuk dëshironte të bie dhe të zgjohet me brejtjen e ndërgjegjes se dikush e ka humbur jetën për shkak të dekretimit të ligjit të cilin pushteti e shtyu me forcë, kishte mundësinë të mos e bënte këtë. Apelojmë te Qeveria për logjikë dhe kujdes për shëndetin e qytetarëve dhe regjistrimi të

shtyhet për në pranverën e vitit 2022- deklaroi kryetar i opozitës.

Kurse kryeparlamentari Xhaferi është kundër kësaj shtyrje dhe tha se për ta bërë këtë duhet një vendim politik dhe ai vendim politik duhet të shndërrohet në zgjidhje ligjore.

Nëse vlerësojnë se regjistrimi duhet të shtyhet, atëherë për këtë duhet vendim politik. Ai vendim politik duhet të shndërrohet në zgjidhje ligjore. Por, për sa kohë do të shtyhet? Sipas asaj që dëgjoj, kërkohet të shtyhet për në qershor ose korrik. Në çfarë bazohet kjo? Në kontekst të virusit, çfarë do të nënkuptonte kjo? Ka dikush informacion se në qershor ose korrik do të përfundojë pandemia dhe do të mund ta zbatojmë, ose përsëri do të vijmë deri të boshllëku dhe kaosi ligjor- deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Presidenti Pendarovski nga ana tjetër tha se nuk ka asgjë të keqe që regjistrimi të shtyhet për një ose dy muaj duke e justifikuar shtyrjen si legjitime për shkak të pandemisë.

Nuk shoh asgjë të keqe, nëse kjo paraqet problem për një grup më të madh ose më të vogël të qytetarëve, që regjistrimi të shtyhet për një ose dy muaj. Nuk do të ishte fundi I botës. Këto kërkesa në fushën e shëndetësisë janë shumë legjitime dhe duhet t’i adresojmë. Unë nuk them që të shtyhet për një vit ose për kushedi kur. Nëse është caktuar për në prill, nuk do të jetë problem të shtyhet për në maj ose në qershor. Unë përpiqem të ndërtoj një urë mes dy opsioneve më kundërthënëse politike të momentit.”


Burimi: alsat.mk

Ngjarja paraprake

Rrëfehet 25-vjeçarja që u shoqërua për abuzim me të miturën: Më erdhi keq kur pashë të ëmën, ja çfarë tha kur u ballafaquam!

Ngjarja e ardhëshme

Ja sa maqedonas me shtetësi të dyfishtë, vaksinohen në Serbi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian