Zaev: Nuk pres bllokadë nga Bullgaria për BE-në

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk pret që Bullgaria ta pengojë fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Edhe një herë përsëriti se çështjet e identitetit, gjuha maqedonase, populli maqedonas, janë e drejtë e vetëpërcaktimit, që nuk mund të kontestohen.

“Edhe një herë them – çështjet e identitetit, gjuha maqedonase, populli maqedonas janë e drejtë e vetëpërcaktimit. Bullgaria është vend evropian dhe besoj që në vet bisedat, në dokumentet është për shkak të përpjekjeve të tyre, ambicjeve dhe dëshirave të arsyeshme që të gjendet zgjidhje e përbashkët të nderimit të përbashkët të Goce Dellçevit. Assesi nuk pres të kemi pengesa në atë pjesë, për shkak të asaj definitivisht nga fillimi e deri sot Bullgaria është një nga përkrahëlsit më të mëdhenj, nëse jo edhe më i madhi, i Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet në BE. Populli bullgar dëshiron t’i ndihmojë popullit maqedonas, populli maqedonas dëshiron që në mënyrë miqësore të përcaktohet drejt popullit bullgar dhe ashtu do të lëvizin edhe vetë politikanët ose intitucionet, në përputhje me dëshirën për miqësi dhe bashkëpunim edhe më të madh”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në shënimin e sotëm të Ditës botërore të arsimtarëve në sheshin “Maqedonia” në Shkup. bsh/

Ngjarja paraprake

Diplomacia dhe siguria janë Alfa dhe Omega për shtetin tonë

Ngjarja e ardhëshme

Shënohet Dita e Mësuesit – për herë të parë në kushte pandemie

të fundit nga