Zaev: Nga një vend i izoluar, i varur nga një korridor, po integrohemi në projekte energjetike dhe mundësi për investime

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Me mbështetje të SHBA-së si partner i ynë strategjik dhe aleate në NATO, Maqedonia e Veriut në periudhën në vijim do të inicojë disa projekte të cilat do të jenë të rëndësishme për vendin dhe rajonin. Bëhet fjalë për inkuadrim të vendit në ndërtim të terminalit për gaz natyror të rrjedhshëm në afërsi të Aleksandropullosit, projekt i cili krijon mundësi për furnizim të përhershëm dhe stabil të vendit to në me gaz, që do të bëhet edhe pikë prej ku gazi do të distribuohet në rajon dhe vendet që do të tregojnë interesim. Kjo ndërlidhje me Greqinë, me mbështetje të SHBA-së dhe BE-së, e bën vendin tonë korridor energjetik për vendet e EJL-së për qasje alternative drejt resurseve të rëndësishme energjetike. E tërë kjo e tregon dallimin që e bëmë për këto tre vite.

Këtë e theksoi kryeministri Zaev pas takimit të sotëm në Shkup me ndihmës sekretarin amerikan për energjetikë, Francis Fanon, ndërkaq i cili është vazhdimësi e takimeve që kryeministri së bashku me delegacion nga vendi e pati para dy javësh në Greqi gjatë konferencës ku mori pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo.

“Gjatë vizitës në Athinë, morëm mbështetje nga konzorciumi Gastrejd për kyçje në ndërtim të terminalit për gaz të lëngshëm natyror në afërsi të Aleksandropullosit, Me këtë projekt krijohet mundësi për furnizim të përhershëm dhe stabil të vendit tonë me gaz, e cila do të bëhet edhe pikë prej ku gazi do të distribuohet në rajon dhe vendet që do të tregojnë interesim”, tha Zaev.

Sipas kryeministrit, kjo ndërlidhje është e rëndësishme, sepse do të sigurojë edhe një mundësi për marrje të gazit nga Azerbajxhani.

Në takim, siç kumtoi, është biseduar edhe për vënien e sërishme në funksion të gazpërçuesit Selanik-Shkup që është ndërtuar në vitin 2000 dhe që nuk është në funksion prej vitit 2013. Paraprijnë negociata me Helenik petroleum dhe shpresoj se do të gjejmë zgjidhje miqësore që ky kapacitet të vihet në funksion së shpejti. Helenik petroleum është i interesuar ta vendosë në funksion dhe ta sendërtojë si prodhues të derivateve dhe në atë mënyrë do të krijohet habqendër dhe përveç tregut vendor, do të furnizoheshin edhe tregjet e vendeve të tjera nga rajoni.

Siç potencoi kryeministri, këto projekte vendit tonë do t’i sigurojnë furnizim stabil dhe të vazhdueshëm me gaz, pavarësi dhe çmime konkurrente që është në pajtim me strategjinë tonë afatgjate.

“Kjo ndërlidhje me Greqinë, me mbështetje nga SHBA-ja dhe BE-ja e bën vendin tonë korridor energjetik për vendet e EJL-së për qasje alternative drejt resurseve të rëndësishme energjetike. E tërë kjo e bën dallimin që e bëmë për këto tre vite. Nga një vend që ishte vendosur në rrugën e fundit, të izoluar dhe të margjinalizuar energjetike dhe e cila ishte vendosur në situatë të jetë e varur vetëm nga një korridor, ani është i integruar në projekte energjetike dhe është përfshirë në nisma për ndërlidhje energjetike”, tha kryeministri.

Ai shtoi se po hapim epokë të re të bashkëpunimit me partnerët tanë – SHBA-në dhe vendet e tjera të NATO-s, në rajon, Greqinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, por edhe perspektiva edhe për investime të kompanive nga fusha e energjetikës.

Kryeminsitri Zaev kumtoi se ndërtimi i interkonektorit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë kushton 54,4 milionë euro, ku kemi 13 milionë grant nga BE-ja përmes Procesit të Berlinit, që përfshin projektim, mbikëqyrje, trup inspektues dhe menaxhment. ab/

Ngjarja paraprake

22 ditë ‘ethe’ për 2 “vëllezërit”

Ngjarja e ardhëshme

Këndet e lojërave të kënaqura nga protokollet e miratuara me të cilat sërish do të fillojnë me punë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian