Zaev në takim me ambasadoren e Danimarkës Shajn: Të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Danimarkës në vendin tonë, Suzan Shajn, në të cilin u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në NATO dhe u theksua harmonizimi i përbashkët se si përfitim nga ky bashkëpunim dhe aleanca në NATO, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka duhet ta nxitin edhe bashkëpunimin ekonomik.

“Zaev ia uroi emërimin ambasadores Shajn dhe e riafirmoi përcaktimin e dy vendeve për intensifikimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët, me intensifikimin e kontakteve në nivel të lartë dhe më të lartë të përfaqësuesve të krerëve shtetërorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës”, informuan nga pres-shërbimi qeveritar.

Kryetari i Qeverisë e informoi ambasadoren për prioritetet e përbërjes së sapozgjedhur qeveritare mes të cilëve dominojnë realizimi i obligimeve të vendit si anëtare e NATO-s, përgatitjet intensive të kornizës për negociata dhe për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, si dhe përballjen me KOVID-19 dhe politikat për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në kushte të pandemisë dhe përgatitjet për rifillimin e ekonomisë.

Shajn potencoi se obligimi i saj i parë është që të përgatit portofol për mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut dhe ta nxitë interesin për investime, veçanërisht pasi me anëtarësimin në NATO vendi është destinacion stabil dhe i sigurt për investime të huaja. fb/

Ngjarja paraprake

Sa është i pasur presidenti turk Erdogan?

Ngjarja e ardhëshme

Shpërfytyruesit e lirisë na e nxinë çlirimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian