Zaev në Gjermani do ta pranojë çmimin për të drejtat e njeriut për vitin 2020

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të jetë në vizitë pune në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, me rastin e ndarjes të çmimit për të drejtat e njeriut për vitin 2020 nga ana e Fondacionit “Fridrih Ebert” (FES).

Ceremonia e cila do të fillojë,ndërsa do ta hap ministri i Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë – Mihael Rot në orën 15:45, do të mund të ndiqet drejtpërdrejt përmes kanaleve në mediat sociale të Kryeministrit Zaev.

Krahas kësaj, Kryeministri Zaev,i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani, do të ketë takime të punës me ministrin e Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë – Mihael Rot, me bashkë-kryetarin e Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë, Norbert Vallter – Borjans dhe me deputetët Nills Shmid nga PSD dhe Jurgen Hard nga CDU/CSU. 

Ngjarja paraprake

Sa Feta Bukë Ju Duhen Në Ditë – Cila Bukë Është Më e Mira Për Shëndetin

Ngjarja e ardhëshme

Si erdhi titulli i 2020-ës/ Mir, kampion bote në MotoGP

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian