Zaev javën e ardhshme në takim me Stoltenbergun në selinë e NATO-s

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev më 8 tetor në selinë e NATO-s në Bruksel do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.

Siç kumtoi pres shërbimi i NATO-s, Zaev do të shoqërohet nga shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dhe nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Parashikohet që pas bisedave, Stoltenberg dhe Zaev të mbajnë pres konferencë të përbashkët.

Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të këtij viti u bë anëtarja e 30-të e plotëfuqishme e Aleancës veriatlantike. bsh/

Ngjarja paraprake

Xhiro e Italisë nën masa të rrepta sigurie dhe anti-Covid

Ngjarja e ardhëshme

I thotë hapur se në 25 prill do të humbasë zgjedhjet, kryeministri Rama i jep përgjigjen e fortë qytetarit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian