Zaev: Gjatë hapjes së kufijve fillimisht të merret parasysh aspekti shëndetësor, pastaj ai ekonomik

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaevi sot deklaroi se gjatë marrjes së vendimit për hapjen e kufijve në rajon me apo pa teste PCR, para së gjithash fillimisht duhet të merret parasysh aspekti shëndetësor, dhe pastaj ai ekonomik.

“Do të duhet të jemi të kujdesshëm dhe në të dyja aspektet gjatë hapjes së kufijve edhe në aspektin shëndetësor edhe në atë ekonomik, dhe të dyja janë njësoj  të rëndësishme, gjithsesi më e rëndësishmja që mbizotëron është shëndeti i njerëzve. Ndonjëherë edhe resorët ekonomikë thonë le të vuajë ekonomia nëse rreziku shëndetësor është i madh”, tha Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në shkollën “Komenski” në Komunën e Karposhiut.

Përkujtoi se në seancën qeveritare ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar për debatet që zhvillohen në në nivel rajonal për hapjen e kufijve në vendet e rajonit dhe se kanë hapur diskutim me argumente për apo kundër hapjes së kufijve, për të gjitha përparësitë apo situatat problematike që do të paraqiteshin në këtë rast.

“Ministri i Shëndetësisë do t’i përfundojë konsultimet e veta me kolegët nga ministritë e shëndetësisë në vendet fqinje dhe në të gjithë rajonin, ndërsa Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është ai që përfundimisht do të japë rekomandim apo vendim nëse duhet të hapen kufijtë, që të kemi kalim të kufijve pa teste PCR apo me teste PCR”, theksoi kryeministri Zaev. ar/

Ngjarja paraprake

Sa Shpesh Duhen Ndërruar Çarçafët Në Dimër Dhe Verë?

Ngjarja e ardhëshme

Kur dhe Pse Duhet ta Bëni Mamografinë – Çfarë Duhet Të Dini Para Analizave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian