Zaev: Falënderim për mbështetjen e institucioneve të angazhuara në luftën kundër Covid-19

Në krizë zgjohet dhe njihet solidariteti dhe me të vërtetë më vjen mirë që mundemi me zë të themi se në shoqërinë tonë kemi qytetarë dhe kompani me përgjegjësi shoqërore, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë në kohërat më të vështira, shkroi kryeministri Zoran Zaev në publikimin e tij në profilin në Fejsbuk.

Ai shprehu falënderim për të gjitha kompanitë, individë, organizata, institucione, ambasada të cilat me donacione në pajisje, të mira dhe mjete në të holla japin mbështetje të vazhdueshme për angazhimin e institucioneve për përballjen me gjendjen me KOVID-19.

Njëherësh e ndau edhe linkun përmes së cilit mund të qaseni në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë ku në dispozicion janë llogaria për donacione dhe lista e donatorëve.

“Lista e donatorëve e cila është publikuar publikisht në ueb faqen e Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë i përfshin donatorët të cilët drejtpërdrejtë kanë kontaktuar me Ministrinë dhe kanë nënshkruar marrëveshje për donacion, gjegjësisht tashmë kanë dhuruar të mira ose mjete. Në këtë drejtim do të doja të shpreh falënderim të veçantë për SHA Granit nga Shkupi, të cilët dëshmuan se prioritet është shëndeti publik dhe i dhuruan 10.000 Ag Rapid teste për KOVID-19 Ministrisë së Shëndetësisë. Në krizë zgjohet dhe njihet solidariteti dhe me të vërtetë më vjen mirë që mundemi me zë të themi se në shoqërinë tonë kemi qytetarë dhe kompani me përgjegjësi shoqërore të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë në kohërat më të vështira”, theksoi Zaev në publikim në Fejsbuk

Ngjarja paraprake

Franca do të shpall grupin turk të diasporës të ndaluar

Ngjarja e ardhëshme

U vetëizolua, kreu i OBSH do të testohet nëse shfaq simptoma

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian