Zaccheroni: Ja pse barazimi i Juves me Roma-n vlen më shumë se fitorja me Sampdoria-n

“Për nga mënyra si është ndërtuar skuadra, identiteti që ka, një barazim si në Romë në inferioritet numerik vlen më shumë se fitorja në ndeshjen parë ndaj Sampdoria-s”.

Ky është mendimi i dhënë nga Alberto Zaccheroni, i intervistuar nga Corriere della Sera.

“Nuk dua mbroj, por Pirlo-s i kanë munguar javët klasike të fazës përgatitore, – ka vazhduar Zaccheroni. – Duhet të mendosh gjithmonë për të ndërtuar, por nuk mund ta shpjegosh me fjalë”.

“Kjo ka munguar dhe shumë lojtarë nuk janë ndier mirë në fushë. Megjithatë, fjalët e Ronaldo-s dhe qëndrimi i skuadrës tregojnë besimin e madh që skuadra ka te Pirlo. Kjo është thelbësore”.

Ngjarja paraprake

PSG tregon interesim për Rudigerin e Chelseat

Ngjarja e ardhëshme

Kardashian fillon kursin e surfimit, skenat e rrëzimit janë të paçmueshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian