Z.Kryeministër ha bukë e udhqehu në llogari të shtetit por edhe puno në llogari të tij e kurseje gruan

Kryeministër i Republikës së Kosovës i nderuari Z. Avdullah Hoti mos e maltreto më gruan që të të përgatis bukë për në punë se tani nuk je më
punëtor por funkcionar i lartë shteti. Z. Kryeministër dëgjo edhe gruaja yte është qenje njerëzore dhe edhe ajo ka të drejtë të pushon pak e shkreta sepse është e pahijshme me ja përgatit bukën burrit 31ditë rrjesht duke pasur plot Restorante edhe atë në çdo kënd të Kosovës. Z Hoti ha bukë se për bukë deri tani nuk është qortuar asnjë prej kolegëve të tu të mëparshëm të cilët janë kënaq tu hangër biftek dhe lloj lloj ushqimesh të shijshme bile duke bërë pamëshirshëm shpenzime marramendëse bile edhe disa dhjetra mijë euro dhe askush su ka thënë asgjë. Ha bukë he burrë si njeri mos u bëj si gjynah se të duhet force për tu ballafaquar me shumë punë shteti dhe aktivitete protokollare shtetërore e më së shumti për ballafaqim me Serbinë.

Z. Kryeministër a e sheh Daçiçin ministrin e punëve të jashtme të Serbisë ky si luan po lufton për shtetin e tij dhe mos harro se edhe ky ha bukë në Restorante në llogari të shtetit por i njëjti edhe i mbronë interesat e shtetit të tij. Nëse edhe ti je i gatshëm ta bësh të njëjtën gjë pra ti mbroshë interesat e shtetit dhe qytatarëve të Republikës së Kosovës ha buk sa të duash se askush nuk guxon me ta thënë asnjë fjalë të vetme. Kur jemi te harxhimet marramendëse të ish kolegëve tu ata duke hëngër harruan që ta mbrojnë shtetin dhe popullin saqë gatise ishin duke e shitur tërë Kosovën pa asnjë kusht derisa nuk u zgjua një ditë Z. Merkel Kancelarja e Gjermanisë dhe ju tha ndalni Zoti ju marroftë se nuk është teritori i shtetit për shitje në ankand.

Paramendo u desh të angazhohet Z.Merkel se kta ishin të gatshëm jot ë shesin por edhe më keq ti falin gjithçka që i takon Kosovës Serbisë. Prandaj Z.Kryeministër ha buk ha dhe pi çka të duash por mos tento të shesish asgjë nga Kosova sespse kjo nuk është prone personale e jotja por e tërë popoullit të Kosovës dhe e mbarë kobit shqiptar. Kerkoj falje që po ta përmend gruan Z. Kryeministër pa autorizim në publik por ruaje dhe respektoe gruan se grua stë bëhet askush më e dashnore të bëhen shumë femra të tjera. Dhe Z.Hoti e kuptuam se je i mdershem e parimor dhe se nuk po e harxhoke aspak parane publike prandaj vazhdo me punët dhe aktivitetet e tua të Kryeministrit sepse Kosovës I duhet një njeri i pare i Qeverisë i moralshëm e i ndershëm por edhe i trajtuar dhe i ushqyer mirë siç thash sepse të gjitha brengat dhe obligimet shtetërore janë mbi supet e Kryeministrit apo mbi supet tua Kryeministër Z.Avdullah Hoti.

Ngjarja paraprake

Mbyllet votimi i kandidatëve të PD-së për deputetë në degën e Vlorës dhe Selenicës

Ngjarja e ardhëshme

iPhone 12 do të ketë një avantazh të madh ndaj telefonëve Android

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian