YTB do të mbështesë punimet e suksesshme të studentëve të diplomuar në Turqi

Presidenca e Turqisë për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB) do vendosë në zbatim dy programe inkurajuese në fushat e akademisë dhe sportit me qëllimin për të mbështetur “të diplomuarit në Turqi” të cilët kanë zhvilluar punime të suksesshme në vendet e tyre pasi janë diplomuar nga universitete të ndryshme të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

YTB vazhdon punimet për të diplomuarit në mbarë botën duke forcuar lidhjet nëpërmjet “programit të të diplomuarve në Turqi” edhe me studentët ndërkombëtarë që janë arsimuar me bursë ose me mundësitë e tyre në institucionet arsimore dhe edukimit në Turqi.

Mijëra studentë ndërkombëtarë që janë kthyer në vendet e tyre pas arsimit universitar, master dhe doktoraturës në universitete të ndryshme të Turqisë, i janë bashkuar familjes të të diplomuarve në Turqi si akademikë, politikanë, biznesmenë, ekonomistë, sportistë dhe artistë.

Sipas informacionit që AA ka marrë nga YTB, mësohet se YTB këtë vit ka shpallur dy programe inkurajimi për të diplomuarit në Turqi të cilët pasi janë larguar nga Turqia kanë zhvilluar punime të suksesshme në vendet e tyre dhe në arenën ndërkombëtare dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendeve të tyre. Në këtë kuadër YTB do të sigurojë mbështetje financiare për të diplomuarit në Turqi nëpërmjet “Programi i Inkurajimit Akademik për të Diplomuarit në Turqi” dhe “Programi i Inkurajimit dhe Çmimit të Shërbimit në Sport për të Diplomuarit në Turqi”.

– Programi i Inkurajimit Akademik për të Diplomuarit në Turqi

Në kuadrin e Programit të Inkurajimit Akademik për të Diplomuarit në Turqi do të mbështeten punimet akademike që hulumtuesit dhe akademikët e diplomuar në Turqi kanë kryer rreth kulturës, gjuhës dhe historisë turke. Po ashtu në kuadër të programit do të sigurohet edhe inkurajimi i të diplomuarve në Turqi në artikujt që publikohen në revistat e skanuara në indekset kryesore akademike.

– Programi i Inkurajimit dhe Çmimit të Shërbimit në Sport për të Diplomuarit në Turqi

Ndërsa në kuadrin e Programit të Inkurajimit dhe Çmimit të Shërbimit në Sport për të Diplomuarit në Turqi, do të stimulohen me çmime me qëllimin për t’u inkurajuar në sukseset e tyre të ardhshme. Në kornizën e programit do të sigurohet mbështetje për të diplomuarit e grupmoshave të ndryshme në Turqi në kampionatet ndërkombëtare dhe rajonale.

Aplikimet do të fillojnë që nga 10 janari dhe mund të kryhen përgjatë gjithë vitit nga adresa “basvuru.ytb.gov.tr”.

Ndërsa udhëzimet e aplikimit për programin ndodhen në adresën “www.turkiyemezunlari.gov.tr”.



.. .

Ngjarja paraprake

Kryeministri Rama mbërrin për vizitë në Greqi

Ngjarja e ardhëshme

Shqiptari drejt skuadrës austriake

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian