Ylli vazhdon me fitore, mund Bashkimin

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me shifrat 96:73 (25:19, 21:28, 23:16, 27:10), në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja nisi e barapeshuar dhe pas rezultatit 11:11, Ylli ishte më i mirë, duke fituar çerekun e parë 25:19. Edhe periudha e dytë ishte e barabartë në fillim, por më pas mysafirët morën lojën në dorë dhe barazuan rezultatin në 34:34, dhe deri në fund të pjesës së parë, skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat dhe pjesa e parë përfundon 46:47.

Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke e fituar këtë pjesë 23:16, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:63.

Therandasit ishin edhe më bindës në 10 minutat e fundit, duke fituar 27:10 për të triumfuar në fund 96:73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluna Mitchell Wilbekin me 25 pikë e gjashtë asistime dhe Samir Zekiqi me 23 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi u dallua Endrit Hysenagolli me 24 pikë e 15 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka dhjetë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore dhe tetë humbje.

Ngjarja paraprake

SHBA, protestuesit e ekstremit të majtë sulmojnë zyrat e Partisë Demokratike

Ngjarja e ardhëshme

Plani me 7 pika kundër Covid/ Presidenti Biden do ta shpallë sot, 10 urdhra ekzekutivë për betejën me sëmundjen

të fundit nga