Ylli rus i patinazhit artistik dyshohet për përdorim substancash të ndaluara

Patinatorja ruse Kamila Valieva, u pa sot duke u stërvitur në Pekin, megjithë njoftimet se 15-vjeçarja ishte testuar pozitive për një substancë të ndaluar.

Gazeta ruse “RBC” njofton se ajo u testua pozitive për një medikament për zemrën, të ndaluar për sportistët, duke vënë kështu në pikëpyetje medaljen e artë për ekipin rus të patinazhit artistik për femra.

Analizat ishin bërë në muajin dhjetor, kur 15-vjeçarja Valieva ishte ende në Rusi, por nuk u bë i ditur deri pas fitores së medaljes nga ekipi rus. Nëse Rusia skualifikohet nga medalja e artë, atë e marrin Shtetet e Bashkuara, që mbajnë medaljen e argjendë.

Velieva po ashtu rrezikon të përjashtohet nga garat individuale, që fillojnë të martën, për të cilat ajo ishte favoritja kryesore për medaljen e artë.

Substanca e zbuluar në organizmin e saj, “trimetazidine” është një agjent kimik që ndihmon rezistencën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, dy elementë nga të cilët përfitojnë atletët e patinazhit artistik.

Nuk është ende e qartë nëse Valieva kërkoi përjashtim për marrjen e ilaçit si kurë teraupetike, apo 15-vjeçarja vuan nga sëmundje të zemrës.

Atletët rusë në Lojërat e Pekinit, marrin pjesë nën emrin e Komitetit Olimpik Rus “ROC” dhe jo atë të Federatës Ruse, pasi Rusia është ndaluar për shkak të një skeme të orkestruar nga shteti për përdorim substancash të ndaluara në Lojërat Olimpike të Soçit, në vitin 2014.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik dhe Agjencia Ndërkombëtare e Analizave, me seli në Zvicër, nuk kanë bërë komente.

Zëdhënësi i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik tha sot se është e papërshtatshme të bësh komente për një çështje ligjore, që nuk ka përfunduar. Rasti i saj është më i komplikuar për shkak të moshës së vogël, që gëzon mbrotje nga Agjencia Ndërkombëtare Kundër Dopingut për të mos u identifikuar./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shoqja e Kylie Jenner nuk i lë vend imagjinatës me veshjen e tejdukshme

Story i radhës

Shkoi i plagosur në spital, ndërron jetë një person në Lezhë

Të fundit nga