Ylli i Manchester Cityt: Messi dhe unë jemi si një çift i vjetër i martuar

Sergio Aguero ka thënë më shaka se ai dhe Lionel Messi janë si një çift i vjetër i martuar, sa herë që ndodhen në dhomë së bashku kur grumbullohen për ndeshjet kombëtares argjentinase.

Ylli i Manchester Cityt është pjese e Argjentinës që nga viti 2006 dhe që prej atëherë i ka bërë 97 paraqitje totale, duke i shënuar 41 gola.

Aguero është golashënuesi i trete më i mirë te Argjentina, në vendin e dytë është Gabriel Batistuta me 54 gola, ndërsa golashënuesi më i mirë i kombëtares është Messi me 71 gola.

“Ai gjithmonë ankohet, ne jemi si një çift i vjetër”, tha me shaka Aguero.

“Unë gjithmonë fle me TV lëshuar dhe kur zgjohem ai fillon me ankesa”

Messi ka shënuar 21 herë në kualifikime të Kupës së Botës, ndërsa shoku i tij Luis Suarez e mban rekordin me 22 gola, më së shumti në këtë garë në Amerikën Latine.

Ngjarja paraprake

Mëso të falësh edhe ata që nuk të kërkojnë falje

Ngjarja e ardhëshme

BE do të mblidhet për të diskutuar situatën nga COVID-19 dhe marrëdhëniet me Britaninë

të fundit nga

Përpjekja!

Artet luftarake janë sporte që duhet përpjekur në vazhdimësi ,ashtu që për