Ylli i Juventusit preket nga koronavirusi

Juventusi ka njoftuar se mbrojtësi Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Klubi bardhezi përmes një komunikate ka bërë të ditur se pas shfaqjeve së disa simptomave, Sandro ka rezultuar pozitiv pas testit të kryer sot.

Më poshtë njoftimi i plotë i klubit:

“Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, u urdhërua një kontroll për lojtarin Alex Sandro, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19. Klubi është në kontakt me Autoritetet Shëndetësore për përcaktimin e një zbatimi efektiv të protokolleve të kërkuara për të lejuar aktivitetet e stërvitjeve të ekipit”.

Mbrojtësi brazilian luajti në ndeshjen që Juve e fitoi 4-1 kundër Udineses si titullar, dhe më pas u zëvendësua nga Frabotta në minutën e 83-të. /Insporti/

Ngjarja paraprake

Presidenti i Meksikës i ofron azil politik bashkë-themeluesit të Wikileaks, Julian Assange

Ngjarja e ardhëshme

Për çdo 33 sekonda ka ndërruar jetë një amerikan si pasojë e COVID-19 në javën e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian