Ylli fiton derbin në Prizren

Ndeshje me rivalitet të madh mes Ponte Prizrenit dhe Golden Eagle nga Theranda, në të cilën triumfuan therandasit me rezultat 85:77 (16:21, 25:24, 20:16, 24:16), në kuadër të javës së parë të elitës së basketbollit të Kosovës.  

Ponte Prizreni dhe Ylli treguan lojë të mirë dhe rezultati ka qenë i paqartë deri në sekondat e fundit të sfidës. 

Në minutën e 10-të, Ponte Prizreni ishte në epërsi me rezultat 21:16.  Sa kalonin minuta gjithnjë e më dramatike bëhej sfida. 

Në minutën e 20-të, prizrenasit ishin në epërsi me 4 pikë (45:41). Çereku i tretë ka qenë shumë interesant,  ku në minutën e 30-të, rezultati barazohet 61:61. Në minutën e 33-të, prizrenasit sërish në epërsi me 67:65, por ekipi nga Theranda përmbysi atë.

Në minutën e 39-të, Ylli thellon epërsinë në shtatë pikë (77:84) dhe për të fituar ballafaqimin me rezultat 85:77. 
Samir Zekiqi me 26 pikë është më efikasi të Ylli, i ndihmuar nga Cody John me 24 pikë etj. ndërsa te prizrenasit u shquan Ty Nichols dhe Justin Jones secili shënuan nga 22 pikë, Arti Hajdari 19 pikë etj.

Ngjarja paraprake

Një përditësim i madh po vjen në Windows 10

Ngjarja e ardhëshme

862 raste të reja me koronavirus dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit

të fundit nga