ylli e nis me fitore edicionin e ri 66e7272b11aa2

Ylli e nis me fitore edicionin e ri

September 15, 2024
1 minut lexim

Golden Eagle Ylli e filloi me fitore edicionin e ri, duke mundur skuadrën debutuese Borën me shifrat 67:74 (27:13, 14:28, 12:13, 14:20).

Vendasit, që kishin ndeshjen e parë në elitë, e nisën ndeshjen shumë më mirë, dhe u shkëputën në 24:8, derisa çereku i parë përfundoi 27:13. Në periudhën e dytë therandasit u rikthyen fuqishëm dhe arritën të barazojnë shifrat në 41:41, sa përfundoi pjesa e parë.

Perioda e tretë ishte më e baraspeshuar, ku fituesi është vendosur në çastet e fundit. Mysafirët ishin më të vëmendshëm në momentet e fundit dhe arritën të fitojnë 67:74.

Te vendasit u dalluan Shamarkus Kennedy me 14 pikë e 11 kërcime, Dion Haxhosaj me 12 pikë e dhjetë kërcime dhe Ardit Pepaj me 15 pikë, kurse më i miri te mysafirët ishte Terrell Brown me 28 pikë e shtatë kërcime.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

10 te vdekur nga shembja e nje shtepie ne veri te indise 66e7250f22852
Story i mëparshëm

​10 të vdekur nga shembja e një shtëpie në veri të Indisë

fuqia e omegas cilat jane yndyrnat e demshme dhe cilat te mira 66e727dddf90d
Story i radhës

Fuqia e Omegas – Cilat Janë Yndyrnat e Dëmshme dhe Cilat të Mira

Të fundit nga

ShkoLartë