Ylli Dervishi dhe Ledi Vokshi janë banorët që së fundmi kanë pasur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.
Duket se ata kanë ngelur në historinë e tyre të vjetër, gjersa në një klip që u shfaq në spektakël, dolën disa deklarata bombastike.
Buci u shpreh se Ledi nuk është e njëjta e para 15 viteve pasi kanë qenë bashkë në spektaklin “Shpija e Kosovës 2”.
Në një moment, Ylli u shpreh se ka qenë në lidhje me këngëtaren në kohën sa ishin brenda.
E për këtë u bë një reagim nga Vokshi, e cila e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se doli e vetme nga ai shou.
“Nuk ka qenë lidhje brenda në Big Brother. Ka qenë pas asaj, historisë së Bucit për familjen.E kam përkrahur deri në fund. Edhe kur kam ikur nga ai reality shou, kam qenë pro fitores së tij.
Është e njëjta lojë pak a shumë, vetëm se është i rritur tani”, tha Ledi për Bucin.
Të pyetur sërish nga moderatorët e këtij formati, Dervishi e përsëriti se kanë qenë së bashku.