Xhuli bie në grackën e Stresit dhe Atdheut, përgatitë tortë duke menduar se është ditëlindja e këtij të fundit

Me idenë e Stresit, sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është festuar “ditëlindja” e Atdheut, ndërsa të gjithë banorët bashkë kanë ngre dolli në shenjë respekti, dhe jo vetëm.

Xhuli nuk ishte ndër ata që shijoi vetëm dollinë sepse për këtë datë që në fakt nuk është dita e vërtetë kur Atdheu ka lindur, ajo kishte përgatitur një ëmbëlsirë.

E pasi të gjithë thanë urimet e tyre, radha i erdhi edhe Stresit që të tregojë që në fakt e gjithë ngjarja ishte vetëm një ‘prank’ i tij.

“Tash po ta uroj unë. Urime Atdhe dhe e gëzofshi ‘prankun’”, ka thënë Stresi.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shpend Ahmeti i bindur: Kosova do ta pranojë Asociacionin

Story i radhës

Pioli flet pas humbjes nga Lazio: Duhet të rikthehemi të luajmë ashtu siç dimë

Të fundit nga