Xhiro e Italisë nën masa të rrepta sigurie dhe anti-Covid

Ditën e shtunë, në Palermo, do të nisë edicioni nr.103 i Xhiros së Italisë, një nga turnetë më të rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës. Pjesëmarrës në këtë event, i shtyrë për shkak të Covid-19, do të jenë 176 çiklistë dhe 22 skuadra.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë mbërritur në Palermo dhe menjëherë kanë nisur testimet anti-covid, sipas protokollit të miratuar nga organizatorët (deri më tani anjë rast pozitiv). Ashtu si në Turin e Francës edhe në këtë turne nuk do të lejohet prania e tifozëve në anët e rrugës dhe në finish.

Të gjithë personat që do të marrin pjesë në Xhiro, çiklistë apo staf, do të kenë një orë me çip dhe kod personal. Ai  do të monitorojë në çdo moment numrin e personave në një zone (para dhe pas garës), për të ndaluar që ata të grumbullohen përtej limitit të lejuar.

Testet anti-covid do të kryhen çdo 3-4 ditë dhe në rast se do të konfirmohen raste pozitive do të nisë izolimi i personave, sipas protokollit.

Ngjarja paraprake

Punime në rrjet, KEDS-i paralajmëron ndërprerje të rrymës

Ngjarja e ardhëshme

Zaev javën e ardhshme në takim me Stoltenbergun në selinë e NATO-s

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian