Xhimshiti starton për Atalantan, Shaqiri në bankë rezervë

Atalanta-Liverpool është kryendeshja e xhiros së tretë e Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Atalanta e pret Liverpoolin sonte në Bergamo në kërkim të një fitoreje të dytë në Ligën e Kampionëve, pas një fitoreje dhe një barazim.

 Në këtë ndeshje, trajneri i Atalantas nga minuta e parë e ka angazhuar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti derisa në sulm kanë startuar Zapata.

Në anën tjetër Liverpool në këtë ndeshje ka startuar pa Xherdan Shaqirin, pavarësisht paraqitjeve të mira të tij.

Megjithatë vërehen disa ndryshime në sulmin e e Liverpool ku nuk ka startuar nga fillimi Firmino por Jota që do të luajë nga fillimi me dyshen Mane dhe Salah.

Pas dy xhirove në vendin e parë është Liverpool me 6 pikë kurse në vendin e dytë është Atalanta me 4 pikë. Vendin e tretë dhe katër në Grupin D e ndajnë Ajax dhe FC Miditjyland.

Ngjarja paraprake

Filloi një projekt tjetër atraktiv dhe i rëndësishëm për zhvillimin e turizimit

Ngjarja e ardhëshme

‘Xhakarta’ e dridh Instagramin, shfaqet pa të brendshme në fotografitë e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian