Xherdan Shaqiri ka disa fjalë pas mbrëmjes së madhe

Futbollisti Xherdan Shaqiri shkëlqeu në ndeshjen e mbrëmshe ndaj Marsille, ku ekipi i Lyonit triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Marseilles në stadiumin Groupama.

29-vjeçari e barazoi rezultatin për vendasit në minutën e 76-të duke shënuar me kokë si rrallë herë, para se të asistonte për Dembele në minutën e 89-të.

Dhe, pas ndeshjes për mediat franceze, Shaqiri për golin e shënuar me kokë tha: “Është e jashtëzakonshme ajo çfarë bëri ekipi. Shumë lojtarë munguan, të lënduar. Jam krenar me ekipin.

Jam shumë i lumtur me paraqitjen dhe shumë i lumtur me këtë ekip”.

“Është gol i rëndësishëm me kokë. Edhe unë jam i habitur (qesh). Harkimi ishte shumë i mirë nga Malo. Ne punojmë shpesh për këtë në stërvitje. Jam i lumtur me shënimin e këtij goli”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Во земјава има паралелни регистри за броење на починатите од ковид-19, зашто некои болници доцнат со пријавувањето

Story i radhës

Gostivar, katër burra akuzohen për dhunë brutale ndaj dy grave

Të fundit nga