Xherdan Shaqiri: Gjithmonë luaj me zemër dhe shpirt për Zvicrën

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka folur për periudhën që është duke kaluar me Kombëtaren Zvicerane.

Shaqiri nuk e ka fshehur dashurinë që ka për këtë kombëtare, duke thënë se e ka në zemër.

“Kushdo që më njeh e di se unë gjithmonë luaj me zemër dhe shpirt për Zvicrën dhe tashmë kam arritur shumë për këtë ekip”, ka thënë Shaqiri.

Po ashtu, Shaqiri foli edhe për lëndimet e tij, duke treguar se kishte probleme me muskujt.

“Kryesisht ishin dëmtimet e muskujve që më lanë mbrapa. Jam i lumtur që jam i gatshëm 100% tani”, tregoi Shaqiri.

Ngjarja paraprake

Pak nga festa e ditëlindjes së Anita Haradinajt, kështu duket

Ngjarja e ardhëshme

Gara në BKH/ Skualifikohen 229 kandidatë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian