Xherdan Shaqiri gëzon Zvicrën, ja arsyeja

Xherdan Shaqiri është kthyer në ekipin kombëtar të Zvicrës, ky lajm gëzon zviceranët. 

“Shaqiri është përsëri në ekipin kombëtar të futbollit. 

Kjo u njoftua nga trajneri Vladimir Petkoviq në St. Gallen. Shaqiri u ftua për herë të fundit për ekipin kombëtar në verën e vitit 2019. Që nga atëherë, ai ka munguar për shkak të lëndimeve ose mosmarrëveshjeve”, shkruan mes të tjera “20min”.

Në kombëtare ftohet përveç Granit Xhakës ftohet edhe shqiptari Admir Mehmedi.

Shaqiri është futbollisti më i mirë shqiptar dhe rikthimi i tij i jep Zvicrës fuqi shtesë. 

Zvicra do të luajë miqësore me Kroacinë (7 tetor, 20.45 në St. Gallen) dhe pastaj dy ndeshje në Ligën e Kombeve, Divizioni A, kundër Spanjës (10 tetor, 20.45 në Madrid) dhe Gjermanisë (13 tetor, 20.45 në Këln).

Ngjarja paraprake

FIZHT dhe UNDP e publikuan thirrjen publike për digjitalizim të komunave

Ngjarja e ardhëshme

Fanon: Maqedonia e Veriut mund të bëhet qendër dhe korridor energjetik rajonal

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian