Xhemajli flet për mundësinë e rithemelimit të Ferizajt në basketboll  

Ferizaj më shumë se pesë vite pa klub të basketbollit, që nga koha kur u shua KB Kastrioti (meshkujt). Ish basketbollisti i mirënjohur, Visar Xhemajli, se cilat janë që të rithemelohet klubi.

“Sa i përket shuarjes së klubit të basketbollit meshkujt, ka qenë më së e pritur, kjo ka qenë në qershorin e vitit 2015! Sa herë që janë organizuar dashamirët e basketbollit normalisht me ndihmën edhe të komunës entuziazmi rritej edhe gjithnjë mendohej Superliga, play-off-i e asnjëherë strategjia e klubit. 

Asnjëherë nuk është diskutuar se si duhet të funksionoj një klub ku siç e dimë të gjithë që shkollat e gjeneratave janë thelbësore për ekzistencën e një klubi! 

Euforia e merrte gjithë kryesinë e klubit përfshi edhe drejtuesit ose njerëzit e sportit që ishin në komunë, çka do të thotë kjo që përveç që shpenzoheshin për lojtar të huaj, një pjesë e madhe shpenzohej edhe për lojtarët vendor të qyteteve tjera për ta plotësuar numrin e lojtarëve vendorë.

Kjo gjë përveç që harxhonte para ishte edhe një lloj bombe e kurdisur.

Tani të jem i sinqertë unë me vite të tëra jam duke kërkuar që të gjendet një mënyrë dhe të institucionalizohen shkollat e te gjitha sporteve jo vetëm e basketbollit, pagesat e nxënësve të bëhen në një fond të komunës gjegjësisht drejtorisë së sporteve nëse është e mundur dhe të njëjtit me zhvillu politika stimuluese për lojtarët e rinj, të organizojnë turne në shkolla dhe turne në nivele komunale në mënyrë që për një periudhe 5-vjeçare të kemi lojtar vendas sepse me keqardhje e them që momentalisht shumë pak lojtar gjenden në Ferizaj, që kanë cilësi për ligën e Kosovës, për të cilët nuk jam i sigurt se janë ende aktiv.

Prandaj unë nuk kam dëshirë të shkoj në pallatin e sporteve edhe ta shikoj klubin e Ferizajt në basketboll duke luajtur me lojtarët e qyteteve tjera dhe lojtarë të huaj pa pasur lojtar ferizajas siç ka ndodhur shumë herë me ekipin tonë!”, tha Xhemajli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ngjarja paraprake

Qumështi i bletës/ Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve, ja cilat janë vlerat e tij kuruese dhe të jashtëzakonshme...( VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian