Xheloz në kulm dhe kontrollues? Këto shenja tregojnë se partneri juaj ka gjasa të jetë i dhunshëm me ju në të ardhmen

Ndonjëherë pa e kuptuar, biem pre e marrëdhënieve toksike të cilat vazhdojmë t’i zgjasim me dëshirën tonë, pa e kuptuar se po i bëjmë keq shëndetit.

Nëse jeni në një marrëdhënie jo shumë “të rehatshme” dhe druheni gjatë gjithë kohës se partneri po ju ruan apo po ju kontrollon, bëni mirë të lexoni shenjat e mëposhtme për t’i dhënë drejtim situatës sa më parë.

Nëse i dashuri yt i ka të gjitha tiparet e mëposhtme, ka gjasa të jetë i dhunshëm me ju në të ardhmen.

1.Ekstremisht xheloz dhe posesiv

Xhelozia dhe posesiviteti janë dy shenja të herëta që tregojnë se marrëdhënia mes jush nuk ka për të funksionuar si duhet. Nëse ai bëhet xheloz për këdo që qëndron pranë jush dhe ju kontrollon se cilin keni pranë, ky është një flamur i kuq për marrëdhënien!

2.Kontrollon veshjet dhe veprimet e tua

Nëse i dashuri të tregon si të vishesh dhe të kufizon edhe për rrobat që ti pëlqen, nuk je aspak në drejtimin e duhur! Gjithashtu edhe nëse veprimet e tua varet nga personi që ti je në një lidhje dhe ti nuk je e lirë të veprosh me vullnetin tënd, me shumë mundësi parrneri do të bëhet më agresiv në të ardhmen.

3. Të kontrollon telefonin, mesazhet dhe rrjetet sociale

Nëse i dashuri yt ka në dorë gjithçka tënden dhe të prish privatësinë edhe nëse ti nuk ia lejon, kjo është një shenjë se duhet të ndahesh sa më parë! Askush nuk ka pse të futet në hapësirat e tua personale dhe t’i kontrollojë ato si të ishin të tijat!

4. Mizor me kafshët, fëmijët, apo anëtarët e tjerë të familjes

Nëse partneri yt sillet mirë me ty, por s’të pëlqejnë aspak sjelljet e tij me familjarët, fëmijët e vegjël apo edhe me kafshët, me gjasa ashtu do të sillet me ty edhe në të ardhmen.

5. Ju izolojnë nga familja dhe miqtë

Nëse partneri po ju thotë se po kaloni shumë kohë me familjen apo me miqtë tuaj, kjo nuk është një shenjë aspak e mirë. Ai pretendon që ju të shpenzoni më shumë kohë për marrëdhënien dhe t’i dedikoheni më shumë atij. Kjo është një mënyrë e qartë se ai po përpiqet t’ju kontrollojë duke ju larguar nga personat tuaj të afërt.

Tani që i lexuat këto shenja, dini si të veproni!

Ngjarja paraprake

Turqia raporton 2.091 raste të reja dhe 1.573 të shëruar nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Theu ligjin e karantinës për të flakur plehrat, fqinjët i bëjnë gjëmën gruas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian