xhelili i pdkse pas tubimit masiv ne lipjan si ne kohen e thacit 679fca0101677

Xhelili i PDK’së pas tubimit masiv në Lipjan: Si në kohën e Thaçit

February 2, 2025
1 minut lexim

Kandidati i PDK’së për deputet në zgjedhjet parlamentare, Selver Xhelili, ka vlerësuar lart pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubimin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan.

Xhelili, i cili gjendet me numrin 83 në listën zgjedhore të PDK’së, tha se PDK’ja po kthehet sikurse në kohën e ish-kryetarit të këtij subjekti politik, Hashim Thaçit.

“Lipjani sot masivisht e konfirmoi se mund të qeveriset ma mirë me Bedri Hamzën. Në këtë tubim madhështor dhe kudo ku po shkoj, e vërej një atmosferë, entuziazëm e mobilizim të paparë për PDK-në. PDK po kthehet në qeverisje. Fuqishëm. Si në kohën e para Pavarësisë së Kosovës, me Hashim Thaçin. Edhe Lipjani e dëshmoi sot kthimin e madh të PDK-së”, tha Xhelili.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shqiperi mbetjet urbane dhe ndikimi i tyre ne ndotjen e mjedisit 679fc09fe5d8f
Story i mëparshëm

Shqipëri, mbetjet urbane dhe ndikimi i tyre në ndotjen e mjedisit

aksioni vardar arrestohen 10 persona ne maqedoni sekuestrohen 500 mije euro 679fcd0e08606
Story i radhës

Aksioni “Vardar”, arrestohen 10 persona në Maqedoni, sekuestrohen 500 mijë euro

Të fundit nga

Nisin homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

Homazhet për tashmë të ndjerin Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë nisur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku që në orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë
ShkoLartë