Xhelaz Mziu nxjerr foton në Kuvend dhe ngre akuza të rënda

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se qeveria nuk ka bërë asnjë lloj investimi në qarkun e Dibrës për sa i përket energjisë elektrike.

Me fotot në duar, Mziu solli një kabinë elektrike të Dibrës, ku sipas tij është e mbuluar me hashash.

Deputeti i PD-së u shpreh se këto foto vërtetojnë bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e kanabisit.

“Për qarkun e Dibrës që në 8 vite s’është bërë asnjë lloj investimi, vazhdojnë të jenë ato tela dhe transformatorë para viteve ’90 , ja po ju tregoj fotot. Kjo nuk është thjesht një kabinë elektrike, por te ky transformator hashashi ka mbuluar komplet atë. Kjo tregon bashkëpunimin e OSHEE me kultivuesit e hashashit, besoj mjafton si replikë”, tha Mziu.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Kina mbyll në shtëpi gjithë qytetin me 4 milionë banorë për shkak të 6 rasteve

Ngjarja e ardhëshme

Rosberg: Unë votoj për Lewisin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian