“Xhebrailat” organizohen për udhëtimin drejtë Shkupit, ky është njoftimi i tyre

1 minut lexim

Të enjten Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Konferencës ku do të ballafaqohet me Shkupin në udhëtim.

Për ta mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në këtë ndeshje kaq të rëndësishme, tifozët e Ballkanit të njohur me emrin “Xhebrailat” do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar.

Ata kanë njoftuar se për të qenë pjesë e këtij udhëtimit, të interesuarit duhet t’i rezervojnë biletat për shkak të interesimit të madhe.

Ky është njoftimi i tyre:

Rrugëtimi ynë historik drejt Europës na dërgon në ILIRIDË, në ÇAIRIN e Shqiptarëve.

Më 18.08.2022 e Enjte, ne udhëtojmë drejt SHKUPIT. Aty ku do përballen FC Ballkani vs FC Shkupi, dy ekipe SHQIPTARE për një biletë në Europë.

NE DO TË JEMI ATY MË TË FUQISHËM SE KURRË.

Duke parë që interesimi është i jashtëzakonshëm ju ftojmë që ti rezervoni biletat, udhëtimi do jetë +18.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kim Kardashian shfaqet natyrale në daljen e parë publike pas ndarjes nga Pete Davidson

Story i radhës

Prapa shpinës së Putinit, zyrtarët rusë kërkojnë marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë

Të fundit nga