Xhaka me fat, shqiptarët e Dinamos kundër Villarealit! Mancheester Utd kundër Granadës 

Në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për çerekfinalen e Europa League në futboll. 

Manchester Utd do të takohet me skuadrën spanjolle Granada dhe janë favoritë. 

Futbollisti Granit Xhaka me Arsenalin janë me fat të madh, do të takohen me Slavian nga Praga e Çekisë. 
Xhaka me Arsenalin janë favoritë të mëdhenj. 

Sfidë interesante do të jetë mes Ajaxit dhe Romës së shqiptarit Marash Kumbulla, ndërsa Dinamo Zagrebit me shqiptarët Lirim Kastrati dhe Arijan Ademi do të ndeshen me Villarealin. 

Çerekfinalet e vajtjes do luhen në 8 prill, të kthimit më 15 prill. Gjysmëfinalet më 29 prill dhe 6 maj, ndërsa finalja më 26 maj, në “Gdansk Arena” të Polonisë.

Çiftet
Granada-Manchester Utd
Arsenali-Slavia Praga
Ajax-Roma
Dinamo-Villareali

Shorti për gjysmëfinale:

Granada – Man Utd /Ajax / Roma
Dinamo Zagreb – Villarreal / Arsenal / Slavia

Ngjarja paraprake

Shau arbitret femra

Ngjarja e ardhëshme

Roma nuk e lëshon!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian