Xhaka me Arsenalin eliminohen nga Kupa e Anglisë 

Skuadra e Arsenalit eliminohet nga FA Cup (Kupa e Anglisë).

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, u paraqit standard për Arsenalin, por nuk ia dolën në stadiumin “St. Mary’s”, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Southampton.

Lojë mjaft e mirë, dominim i “Topçinjve”, por nuk iu mjaftoi. 

Vendasit ia dolën të shënojnë falë autogolit të futbollistit Gabriel në minutën e 24-të, që rezultoi edhe me kualifikim.

Trajneri i Arsenalit, Arteta, gjithsesi se është i dëshpëruar me këtë eliminim, ndërsa Southampton kualifikohet në të tetën e finales.

Ngjarja paraprake

Rregullohet pjesa e dëmtuar e digës së liqenit në Mirushë

Ngjarja e ardhëshme

Arabia Saudite pret marrëdhënie të shkëlqyera me administratën e Bidenit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian