Xhaka ia kthen përgjigjen me 6 fjalë tifozit

Tifozët e Arsenalit dhe ata të Tottenhamit mezi po e presin përballjen e së enjtes në mes të këtyre dy ekipeve.

“Gunners” aktualisht janë katër pikë përpara rivalëve të tyre të moçëm.

Një fitore në stadiumin e Tottenhamit do t’ia siguronte ekipit të Mikel Artetas edhe matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Dhe, tifozët e kanë ndalur Granit Xhakën pas seancës stërvitore për ta pyetur për duelin me Spurs, të cilët janë përmirësuar dukshëm që prej arritjes së trajnerit Antonio Conte.

Sidoqoftë, kjo nuk shfaq ndonjë problem për futbollistin e Kosovës.

“Çka do të bëjmë të enjten Granit. Çka do të bëjmë të enjten?”, ka pyetur tifozi.

Më pas, përfaqësuesi zviceran iu përgjigj atij me gjashtë fjalë.

“We don’t speak, we do it! (Ne nuk flasim, ne e bëjmë)”, ka thënë Xhaka, i cili është i vendosur për ta fituar derbin e Londrës.

Edhe për “Spurs” kjo do të jetë një ndeshje vendimtare pasi humbja eventuale i lë jashtë Championsit e fitorja i afron me Top 4.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse qeshim kur dikush rrëzohet?

Story i radhës

Lirohet nga spitali

Të fundit nga