Xhaka dhe Mustafi me Arsenalin dëshpërojnë

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, me Arsenalin dëshpëruan në stadiumin “Emirates” në Londër. 

Ata si vendas pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Leicester City. Xhaka ka luajtur standardë, ndërsa Mustafi u inkuadrua nga minuta e 49-të, përkundër angazhimit të paktën nuk arritën që të ndalin një pikë.

Në minutën  e 80-të, Under me një shpejtësi futet në 16-sh, pothuajse i vetmuar si anash dhe për bukuri asistoi deri të Jamie Vardy i cili me kokë shënoi gol të bukur dhe të fitores, 0:1.

Pas javës së 6-të, Leicester City është në vend të katërt me 12 pikë, ka një me pak se lideri Everton dhe Liverpooli që zë pozitën e dytë dhe Arsenali renditet në pozitën e dhjetë me 9 sosh..

Ngjarja paraprake

​Faik Hoti: Mos i vrisni gjyshërit tuaj duke u infektuar nga koronavirusi

Ngjarja e ardhëshme

EHF-i e ka vlerësuar palestrën e re në Istog, si me të bukurën në rajon 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian