Xhaferi takoi ambasadorin e ri japonez, Kazuja

March 1, 2023
1 minut lexim

Në takimin e sotëm me ambasadorin e sapoemëruar të Japonisë në vendin tonë, Ocuka Kazuja, kryetari i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i theksoi marrëdhëniet e deritanishme bilaterale të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi me ambasadën japoneze dhe ambasadorin e deritanishëm Hironori Savada.

Siç theksohet në kumtesën e Pres shërbimit të Kuvendit, Xhaferi e shfrytëzoi mundësinë në këtë takim për të drejtuar edhe urime me rastin e 23 Shkurtit, Ditës nacionale të Japonisë. Ai ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve dhe nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit tregtar mes dy palëve me ç’rast, falënderoi për vëllimin e deritanishëm të investimeve në kuadër të Ndihmës teknike nga Japonia në fusha të ndryshme siç janë: infrastruktura, shëndetësia, bujqësia, kompanitë e vogla dhe të mëdha, arsimi dhe tjetër, që e bën Japoninë një ndër donatorët më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ambasadori japonez, Ocuka Kazuja falënderoi për kohën e ndarë dhe për takimin me kryetarin e Kuvendit dhe shprehu kënaqësi për pritjen e ngrohtë në këto dy muajt e kaluar nga arritja e tij. I konfirmoi fjalët e Xhaferit për marrëdhëniet e mira dhe miqësore mes dy vendeve dhe njëherazi e informoi kryetarin se vitin e ardhshëm, me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Grupi parlamentar japonez i miqësisë planifikon të vizitojë edhe zyrtarisht vendin dhe në këtë drejtim, drejtoi ftesë edhe për vizitë kthyese në Japoni të Grupit tonë parlamentar të bashkëpunimit. Ambasadori e shprehu mbështetjen e Japonisë për rrugën tonë euroatlantike, mbështetjen për fillimin e negociatave me BE-në dhe shprehu shpresë se deri në vitin e ardhshëm do i përfundojmë obligimet rreth ndryshimeve kushtetuese dhe do i fillojmë negociatat me BE-në”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe dy bashkëbiseduesit u pajtuan se komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet ambasadës japoneze dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë pa pengesa edhe në periudhën e ardhshme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tërmet 6.5 ballë në Papua Guinenë e Re

Story i radhës

Aksidenti tragjik i trenit në Greqi, Osmani shpreh ngushëllime

Të fundit nga

ShkoLartë