Xhaferi për incidentin në Kuvend: Arbër Ademi ka qenë i provokuar

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për incidentin në Kuvend tha se Arbër Ademi ka qenë i provokuar dhe se nuk ka kompetenca të kërkoj përgjegjësi.

“Nuk kam kompetencë të kërkoj përgjegjësi, këta janë deputetë, jo zyrtarë”, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi, duke komentuar zhvillimet e fundit dy ditë më parë në Komisionin për Çështje Evropiane.

Xhaferi ka theksuar se edhe pse Ademi ka dhënë një shpjegim, megjithatë ka vlerësuar se nuk është mirë që kjo të ndodhë.

“Duhet ta shikoni videon në tërësi dhe të shihni se Ademi është provokuar, a me ofendim personal, unë nuk e di dhe nuk do ta vlerësoj”, ka thënë Xhaferi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Krasniqi: Qeveria do të duhej të reflektronte karshi propozimeve të PDK-së

Story i radhës

Pendarovski: Samiti i NATO-s, mundësi për t’u dëshmuar forca dhe uniteti

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish