xhaferi katllanove petrovec eshte aks i autostrades bashkekohore per komunikacion te sigurt 65f1ba4909170

Xhaferi: Katllanovë-Petrovec është aks i autostradës bashkëkohore për komunikacion të sigurt

March 13, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ishte në inspektim të aktivitetet të punës në aksin Katllanovë – Petrovec. Ky është një aks i Korridorit 10 dhe paraqet një lidhje të rëndësishme rrugore dhe tranzituese për vendin tonë.

Në deklaratën e tij nga inspektimi, Kryeministri Xhaferi tha se bëhet fjalë për “Një aks të autostradës me gjatësi prej rreth 11 kilometrash dhe është një investim në vlerë prej rreth 10.5 milionë eurosh, që sipas njoftimit të organit mbikëqyrës, duhet të jetë përfunduar brenda afatit të paraparë. Duke marrë parasysh atë që shohim nga intensiteti i punës, nuk ka arsye të mos besoj se nuk do të jetë gati, por mbetet në përgjegjësinë e realizuesve të punimeve dhe të mbikëqyrjes për të zbatuar këtë sipas marrëveshjes”.

Me rikonstruktimin e aksit të autostradës A1 Katllanovë-Petrovec, do të rritet niveli i sigurisë të pjesëmarrjeve në komunikacion. Rehabilitohen rrjedh dhjetë kilometra korsi nga ana e majtë dhe e djathtë me zgjerimin me edhe një korsie tjetër, me çka do të fitohet aks autostrade sipas të gjitha standardeve të pranuara të komunikacionit. Një infrastrukturë e tillë rrugore bashkëkohore, hap mundësi të reja për qasje deri te tregjet e reja dhe për investime të reja. Mundësohen bashkëpunime të reja ndërmjet kompanive vendase dhe ndërkombëtare, dhe ajo që është shumë e rëndësishme për ekonominë tonë, me më pak harxhime transporti.

MARKETING

RENT A CAR

ne supreme seance per paraburgimin e gjorcevskit babai i vanjes nuk me intereson ku vetem te pres epilogun 65f1ba4610784
Story i mëparshëm

Në Supreme seancë për paraburgimin e Gjorçevskit! Babai i Vanjës: Nuk më intereson ku, vetëm të pres epilogun

vlen bdi ja mund te shkaktoj trazira ne zgjedhje 65f1bb324e705
Story i radhës

VLEN: BDI-ja mund të shkaktoj trazira në zgjedhje

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë