Xhaferi e nënshkroi vendimin për zgjedhje të parakohshme për kryetar në Shtip dhe Pllasnicë

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot e nënshkroi Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Shtipit dhe të Komunës së Pllasnicës.

Siç informoi pres-shërbimi kuvendor, ditën e diel, 13 dhjetor të vitit 2020 është dita e konfirmuar për mbajtjen e zgjedhjeve.

Vendimin do ta zbatojnë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Zgjedhor komunal dhe Këshillat komunal, ndërsa hyn në fuqi me ditën e shpalljes në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. fb/

Ngjarja paraprake

Carvajal lëndon gjurin, pritet t’i mungojë gjatë Real Madridit

Ngjarja e ardhëshme

Zëvendëskryeministri Bytyqi në takim me sektorin e biznesit të Shtipit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian